menu

Dafina zëvendëson veten e saj!


Ora: 23:36 Datë: 20/06/2021

“Pa ty” është shndërruar në këngën më të dëgjuar dhe të preferuar të javës, duke arritur të zërë kështu vendin e parë.

Ndërkohë që javën e kaluar debutoi në vendin e 83-të, këtë javë, remix-i i Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit është ngjitur me plot 82 pozicione, duke u renditur në krye të listës.

Dafina Zeqiri ka humbur vendin e parë me “Japa”, duke u zëvëndësuar me veten e saj por me një tjetër projekt muzikor.

Sa i përket versionit origjinal të këngës, “Pa ty”, e sjellë nga artisti Muma dhe Cricket , ajo pozicionohet në vendin e 19-të për këtë javë, duke u ngjitur me 6 vende nga java e kaluar.

Në vendin e dytë këtë javë kemi Elvana Gjatën dhe këngën e saj më të “Loti”, e cila ka rezultuar mjaft e pëlyqer nga publiku shqiptar, duke e sjellë Elvanën si gjithmonë të vecantë.