LAJME

Ergys Shahu vjen me një bashkëpunim ‘pa hile’ fare!

“Pa hile” titullohet projekti më i ri i Ergys Shahut që ka sjellë në bashkëpunim me një artiste të re që hyn për herë të parë në Top Awards, Jona Zahaj. Kjo këngë i është bashkuar këtë javë listës së 100 këngëve më të mira shqiptare dhe deri tani publiku...

Arilena Ara nuk ndalet, vjen me një tjetër këngë në klasifikim!

Arilena Ara vërtet që nuk njeh kufij. Këtë javë artistja ka ardhur me një tjetër këngë që i është bashkuar klasifikimit të “The Top List”. Pas suksesit të saj të fundit të “Ke me mungu”, Arilena hyn me një tjetër projekt në listë, të titulluar “E gjallë”. Kjo këngë është...

Visjan Ukcenaj na zbulon më shumë për “Hana” por jo vetëm!

Visjan Ukcenaj nuk ka njeri që nuk njeh. Një aktor i talentuar humori, por së fundmi edhe një këngëtar po aq i talentuar. Visjani ka sjellë një bashkëpunim me Kastro Zizon, “Hana” që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”. I kontaktuar nga Top Awards ai ka dhënë një...

Numen na sjell një tjetër projekt “Loti” por që nuk na zhgënjeu aspak!

Jemi të sigurtë që nuk është hera e parë që dëgjoni “Loti” si një titull projekti muzikor në “The Top List”. E kemi dëgjuar nga Elvana Gjata, nga Bardhi dhe së fundmi edhe nga Numen. Dhe ky i fundit nuk duhet humbur. Numen ka publikuar këngën e tij më të...

Me kë e ka inatin Azra?!

Azra ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Inati” që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për këtë javë, duke i lumturuar tej mase fansat e saj që e kanë pritur mirë këtë lajm. Duket se pas “Mos u nal” që rezultoi të...

Hyrja e vetme e re në Top 5 për këtë javë është…

Teksa kreu i klasifikimit të “The Top List” nuk ka ndryshuar as këtë javë, nuk ka pasur shumë ndryshime as për sa i përket renditjes në Top 5. I vetmi ndryshim është një hyrje e re në këtë grup. Bëhet fjalë pikërisht për “Copë copë”, bashkëpunimin mes Bardhit dhe Ledri...

Si asnjëherë më parë, Sardi Strugaj zbulon më shumë detaje mbi projektet e tij!

Së fundmi i ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë artisti i njohur Sardi Stugaj. Ai ka folur më shumë për projektet e tij dhe jo vetëm. Projekti i fundit i Sardit ka qenë “Shpëtimtari” në bashkëpunim me Arnon. Çfarë ka ai për të thënë për...

Elgit Doda vazhdon të jetë i pari në klasifikim!

Kreu i klasifikimit të “The Top List” nuk ka ndryshuar as këtë javë. Për të tretën javë rradhazi, froni shkon sërish për Elgit Dodën me “TL”. Duket se momentalisht kjo këngë është më e pëlqyera e momentit dhe publiku po vazhdon që ta votojë për të qenë në krye dhe...

Mirëpresim MatoLale në “The Top List”!

MatoLale është një nga artistët më të rinj që ka hyrë këtë javë në “The Top List”, Top Awards. Padyshim që MatoLale është një nga reperët më të rinj dhe më të talentuar në tregun muzikor shqiptar. Artisti ka një stil shumë të veçantë të të bërit rap dhe pikërisht nga...