Arilena Ara vërtet që nuk njeh kufij. Këtë javë artistja ka ardhur me një tjetër këngë që i është bashkuar klasifikimit të “The Top List”.

Pas suksesit të saj të fundit të “Ke me mungu”, Arilena hyn me një tjetër projekt në listë, të titulluar “E gjallë”. Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të fundit e të shumëpërfolur, “Pop Art”.

“E gjallë” rezultoi si ndër më të pëlqyerat e publikut dhe mori votat e merituar për t’u bërë pjesë e 100 këngëve më të mira shqiptare. Edhe pse nuk kemi ende një videoklip të kësaj kënge, jemi shumë kuriozë për realizimin e tij se si do të jetë dhe ç’do gatuajë Arilena për ne.

Arilena është momentalisht me katër projekte të saj në “The Top List”. Aktualisht bashkëpunimi i saj me Dafina Zeqirin, “Thirr policinë” është më lart në renditje, ndërsa “Aligator” debuton më dobët se të tjerët duke u renditur në vend të 96-të. Ndërkohë projekti i ri “E gjallë” pozicionohet në vend të 79-të.