Visjan Ukcenaj nuk ka njeri që nuk njeh. Një aktor i talentuar humori, por së fundmi edhe një këngëtar po aq i talentuar. Visjani ka sjellë një bashkëpunim me Kastro Zizon, “Hana” që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”. I kontaktuar nga Top Awards ai ka dhënë një intervistë ku na ka zbuluar më shumë për këtë projekt por jo vetëm.

1. Hyn për herë të parë në “The Top List”, si e prite këtë gjë?

Me thënë të drejtën për mua është vlerësim. E kam admiruar gjithmonë Top Awards dhe playlistën tuaj të zgjedhur.

2. E mendoje se “Hana” do të përzgjidhej nga publiku në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare?

Jo aspak, edhe megjithëse është një këngë shumë e bukur duke lënë pas modestinë. Jam i lumtur që publiku vlerësoi punën tonë.

3. Si lindi bashkëpunimi me Kastro Zizon?

Kastro është një artist që e admiroj pa fund. Rilindja e tij personale ka sjellë një rilindje artistike të paparë. I propozova për t’u bërë pjesë e projektit tim dhe pasi dëgjoi këngën më dha një PO të madhe.

4. Çfarë simbolizon projekti “Hana”?

Mungesa e vullnetit për të kërkuar falje herë pas here mund të shkaktojë fundin e një dashurie. Dhe pikërisht personazhi në fjalë përdor hënën si mjet për të kërkuar falje për gabimet e tij sepse krenaria dhe kurajo nuk e lejojnë që ta bëjë.

5. Më mirë ndjesia e të qenit aktor apo këngëtar?

Magjia e aktrimit është e pazëvendësueshme për mua. Ndjesia e të qenit totalisht një tjetër person për një kohë të caktuar për të jetuar jetën e një personazhi, mendoj se është diçka që nuk mund ta zëvendësojë asgjë.

6. Kur do të kemi një tjetër projekt nga ti?

Unë besoj se shumë shpejt do të bëj një projekt tjetër, por gjithmonë duke patur dëshirë dhe qasjen profesionale për ta përdorur muzikën si një mundium për të shpenzuar diçka të bukur që vlen.

7. Do të provosh me një tjetër bashkëpunim, apo më mirë solo?

Bashkëpunimet janë shumë të bukura mendoj dhe nëse diçka që do bej përshtatet me një artist të caktuar sigurisht që do propozoj për bashkëpunim.

“Hana” momentalisht renditet në vend të 49-të të klasifikimit në “The Top List”.