MatoLale është një nga artistët më të rinj që ka hyrë këtë javë në “The Top List”, Top Awards. Padyshim që MatoLale është një nga reperët më të rinj dhe më të talentuar në tregun muzikor shqiptar.

Artisti ka një stil shumë të veçantë të të bërit rap dhe pikërisht nga kjo arriti të fitojë shumë shpejt famë. Suksesi i tij më i madh ishte me këngën “Tirona”, por MatoLale ka dhe plot hite të tjera në karierën e tij.

“Freestyle”, “Kapo”, dhe “One Shot”, “Ça Je Tu Thon?”, “Dybala”  dhe “Blocka” janë disa nga këngët e tjera me të cilat ai krijoi sukses dhe u bë shumë i pëlqyer tek publiku. Kënga e tij “Enxhi” bëri që MatoLale të njihej si një nga artistët më të rinj që i bashkohet listës së Top Awards.

Momentalisht “Enxhi” renditet në vend të 28-të të klasifikimit të “The Top List”.