Kjo javë e gjen Bardhin dhe projektin e tij “Betohemi” sërish në vendin e parë. Ky projekt muzikor vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku shqiptar.

Kjo është java e dytë që “Betohemi” mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Përvec këtij suksesi, Bardhi ka sjellë një tjetër surprizë dhe bëhet fjalë për projektin “Paranoya“, i cili gjithashtu është sugjeruar pafund nga publiku shqiptar, duke e bërë menjëherë pjesë të klasifikimit, pavarësisht se është publikuar në muajin prill të këtij viti.

Me muzikë dhe një tekst të qëlluar, Bardhi ka rrëmbyer zemrat e publikut, duke u pozicionuar në vendin e 45-të, që në javën e parë të hyrjes në listë.