Gjithçka nisi në vitin 2012, ku reperat e Babastars bashkuan fuqitë duke sjellë një projekt muzikor të titulluar “High”. Ata korrën një super sukses në atë kohë, ku “High” u shndërrua në një nga këngët më të dëgjuara të asaj vere.

Por Babastars nuk u ndalën me kaq, në 2014 ata u rikthyen me “High 2” dhe në 2015 “High 3”, projekte muzikore të cilat morën vlerësime maksimale nga publiku.

Pas këtyre 3 suksese, vetëm një javë më parë Babastars kanë sjellë “High 4 Real”, i cili që në momentin e publikimit ka rezultuar një sukses i vërtetë. Falë votave të fansave, ky projekt muzikor është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u futur menjëherë në 10-shen e këngëve më të nxehta të renditjes.