# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Renis Gjoka

Karriera e Renis Gjokës nisi në skenën e “Top Fest 2”, në vitin 2004 kur ishte 17-vjeç por muzika e ka shoqëruar që në fëmijëri. Talenti duket se është i trashëguar nga xhaxhai i tij Aleksander Gjoka, i cili është dhe mbështetesi më i madh.

Gjoka, ka nisur rrugëtimin artistik fillimisht duke studiuar 8 vjet instrumentin e violinës e më pas duke provuar veten si këngëtar. Ka qëndruar që në fillim besnik i shijeve të tij muzikore duke krijuar një identitet artistik që e ka veçuar që në daljet e para. Për gjate një dekadë Renis Gjoka ka realizuar hite si “Ajo”, “Dashuria ime ti”, “Mjegulla”, “Sot”, “I’a mbathim bashke”, të gjitha këngë të vlerësuara me çmime të shumta në kompeticione muzikore. Nuk kanë munguar dhe bashkëpunimet me Aleksandër Gjokën siç është kënga “I njëjti do të mbetem”, e kënduar dhe kompozuar prej tyre.

Vokali i veçantë e energjia që përcjell e kanë kthyer Renis Gjokën në një nga këngëtarët më të sukseshëm e më të kërkuar të momentit. Kënga e tij e fundit u rendit menjëherë në “Top 10” në listës zyrtare të “Top Awards”. Mes koncerteve e netëve të live-it, përgatitjeve për albumin e tij, këngë e videoklipe, Renis Gjoka është një emër gjithmonë prezent kur flitet për muzikë cilësore. Renis Gjoka është gjithashtu një prej trajnerve të “The Voice Kids” së bashku me Aleksandër Gjokën, ku iu është vënë në dispozicion një buton i vetëm, duke bërë kështu që vendimet që do të merren do të jetë të përbashkëta.

NEWS

Renis Gjoka edhe këngë fushate edhe këngë dashnie brenda javës!

Renis Gjoka po na bën zili me energjinë e tij dhe frymëzimin që ka pasur kohët e fundit. Artsti ka qenë mjaft aktiv së fundmi me projekte të reja muzikore. Këtë javë Renisi ka ardhur në klasifikimin e ”The Top List” me një këngë romantike pak më larg rock-ut që...

Renis Gjoka dhe Big Basta rikthejnë hitin e tyre të Top Fest si revoltë kundër pushtetit dhe himn të opozitës!

Renis Gjokën mund t’a kujtojmë me daljet e tij të para në Top Fest si pjesë e grupit Burn me këngën “Një hap përpara”. Kënga bëri goxha bujë në atë kohë dhe u pëlqye shumë nga publiku. Ajo që bëri përshtypje në fillim ishte zëri i tij karakteristik prej ‘rockeri’....

Renis Gjoka në një hit të menjëhershëm me Eneda Tarifa!

Një surprizë e mirë për të gjithë fansat vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Dy nga emrat më në zë të skenës janë bërë bashkë për të sjellë projektin e tyre të ri. Renis Gjoka dhe Eneda Tarifa kanë bashkuar forcat për bashkëpunimin e tyre të fundit....

Renis Gjoka, nga kënga e tij e re e deri tek koncerti që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”!

Renis Gjoka ka ardhur së fundmi me një projekt të ri siç ishte kënga e fundit me titull “Nuk të dua”. Me një tekst shumë të bukur dhe sigurisht me zërin e tij unik, Renisi ia ka dalë të sjellë një këngë që të kthehet si refren i ditës kur...

"Fjalët" e Renis Gjokës, këngëtari zbulon më shumë për projektin e tij!

Renis Gjoka javën që shkoi u bë pjesë e “The Top List” me këngën e tij më të fundit, “Fjalët”. Në një intervistë eksluzive për “Top Awards”, Renisi ka folur më detajisht mbi këtë stil të ri që erdhi me “Fjalët” si dhe çfarë ka rezervuar ende për fansat e...

Ja cilat janë këngët që janë ngritur më shumë në klasifikim!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve, sidomos të atyre që kanë më pak javë në klasififikim. “Pistole” nga Diona Fona dhe Marin, e cila ka vetëm dy javë në klasifikim, është rritur me plot 92 vende duke u...

A ka më vend për muzikë rock në tregun shqiptar?!

Ju kujtohen kohët ku rryma rock mbizotëronte shumë në muzikën shqiptare? Ishin këngëtarë me emër si Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Gentian Demaliaj apo Redon Makashi që dëgjoheshin plot kërshëri teksa sillnin një frymë ndryshe dhe shumë moderne që pëlqehej gjithnjë e më shumë. Në festivalin e vitit 1991 u prezantuan të...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë...

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime nga java e kaluar, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më lart në klasifikim. Projekti më i ri nga Dafina Zeqiri i titulluar “Happy Birthday” ka vetëm 2 javë...

Renis Gjoka me një koncert që bëri bashkë yje të muzikës në shtëpinë e diktatorit hyn në listë me 3 këngë të reja!

Këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka, publikoi në kanalin e tij në “Youtube”, koncertin e plotë të bërë para pak kohësh, i titulluar “Rock The Dictator”, si dhe këngët e ndara gjatë tij. Renisin mund t’a kujtojmë me daljet e tij të para në “Top Fest” si pjesë e grupit “Burn”...

Kjo ishte java me më shumë hyrje të reja për vitin 2021

Këtë javë në “The Top List” kemi patur plot 13 hyrje të reja të projekteve muzikore. Kjo shënon kështu dhe javën me më shumë hyrje të reja për vitin 2021. Deri më tani kemi hasur shumë projekte mjaft të pëlqyera nga publiku në këtë sezon veror dhe duket se do...

Vin Veli "detyron" Renis Gjokën të eksperimentojë në një tjetër rrymë muzikore

Renis Gjoka njihet tashmë prej vitesh për muzikën që e karakterizon atë si artist dhe është pikërisht muzika “rock” por së fundmi këngëtari na ka surprizuar të gjithëve dhe shkak për këtë është bërë Vin Veli. “Melodi” titullohet projekti i parë i dyshes, i cili ka vetëm pak ditë që...

Renis Gjoka publikon "Superstar" dhe zbulon më shumë rreth këtij projekti

Renis Gjoka më në fund ka publikuar projektin e tij të radhës të titulluar “Superstar”, i cili vjen pas projektit muzikor, “Ia mbathim bashke”. Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Renisi ka treguar se me këtë projekt muzikor ai ka nisur të punojë që prej...

Renis Gjoka zbulon më shumë për "Sot" dhe planet për "nesër"

Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Top Awards”, Renis Gjoka premtoi se pas një pauze muzikore, do rikthehej fuqishëm në treg,  me disa projekte. Këngëtari duket se e ka mbajtur premtimin pasi rreth 3 javë më parë ai ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “Sot”...

Renis Gjoka mban premtimin, së shpejti publikon projektin e ri muzikor

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Renis Gjoka është shprehur se kishte punuar shumë për këtë vit pas një pauze disa mujore dhe se deri sezonin e ardhshëm premtoi se do të sillte dhe 4 projekte të reja muzikore. Pas suksesit që korri me “Po Tani”, një këngë me...

Renis Gjoka godet në shenjë, super sukses në "The Top List"

Renis Gjoka duket qartë se ka goditur në shenjë me projektin e tij më të ri muzikor, i cili edhe pse ka vetëm pak javë që është publikuar, është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar. Ndërkohë që është java e dytë që kjo këngë është...

Renis Gjoka rikthehet me një super këngë dhe videoklip

E publikuar ditën e djeshme, “Po tani?”, është projekti muzikor më i ri i këngëtarit të talentuar Renis Gjoka. Pas një pauze disa mujore, artisti ka vendosur të vijë jo vetëm me një këngë që menjëherë ka goditur zemrat e fansave por gjithashtu me një videoklip që është bërë qendra...