menu

Olimpia

#Bio

Olimpia Smajlaj nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ajo është shndërruar në një personazh publik falë muzikës, fillimisht nga televizioni dhe pastaj për cover-at e realizuar herë pas here.

Në mbylljen e këtij viti ajo vendos të braktisë cover-at e këngëve të tjera për të filluar përfundimisht karrierën si artiste “solo” me këngë origjinale të sajat.

Ajo ka publikuar më 30 Nëntor këngën e saj të parë eksperimentale të titulluar “Buzzin”. Ky projekt lëvron mes “electronica-pop” dhe “drum & bass” dhe është një këngë me shumë thyerje teknike dhe emocionale. Kaotizmi nis që tek teksti i shkruajtur nga vetë këngëtarja në tre gjuhë (shqip, anglisht, frengjisht).

“Buzzin” është një krijim origjinal i saji, i cili u shoqërua edhe me një klip po aq transgresiv në koncept.
Sipas saj, kënga dhe klipi janë një miks tranzicionesh mes reales dhe imagjinares, lojës dhe tensionit mes individit dhe subkoshiencës së tij.

Në fillim atmosfera luhatet mes “country” dhe “ëestern”, gjë që reflektohet si tek imazhi edhe tek muzika, pastaj tek refrenet “drum&bass”, ku kënga kulmon dhe klipi pëson tranzicionin e madh që na çon në një mjedis apokaliptik të shkëputur nga normaliteti/realja.