Numen, emri i vërtetë i të cilit është Besmir Rekaj, është nga Ferizaj dhe është vetëm 23-vjeç. Numen ka rreth një vit që merret profesionalisht me muzikë dhe derimë tani numëron 4 projekte në karrierën e tij muzikore.
Numen është shndërruar në një emër mjaft të preferuar në tregun muzikor shqiptar së fundmi. Pavarësisht se në videot e tij, Numen nuk jemi mësuar ta shohim, zëri i tij është mjaft i dallueshëm për shkak të stilit mjaft të veçantë.
Besmiri ka treguar se ka zgjedhur emrin Numen për t’ju prezantuar publikut pasi është shumë i rrallë dhe ka një domethënie mjaft artistike.