Kur përmendim emrin “Malena”, menjëherë e lidhim me filmin e famshëm të Giuseppe Tornatore që mban të njëjtin titull. Por kësaj rradhe, Numen ka vendosur që të na e heqë këtë mendim. Me këngën e tij të re, ai garanton që sot e tutje “Malenën” ta lidhim vetëm me projektin e tij.

Dhe fundja me të drejtë! “Malena” ka vetëm një javë që është publikuar dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut. Kjo është një hyrje e re në “The Top List” për këtë javë dhe renditet në vendin e 93-të. Kjo këngë duket se i ka të gjitha brenda. Muzikë të mirë, nga ajo që mund ta dëgjosh nëpër clube, por fundja edhe kur je vetëm në shtëpi sepse është gjithashtu dhe nga ato romantiket apo mallëngjyeset,

Pra, varet nga gjendja jote emocionale, por një gjë është e sigurtë, në të dyja rastet është e garantuar që do ta shijoni pafund. Kjo për arsyen se Numen ja ka dalë më së miri që të sjellë dhe një frymë ndërkombëtare te “Malena”, diçka të thjeshtë, jo të ekzagjeruar, por shumë tërheqëse. Pra Malenën seksi, provokuese dhe atë që thyen zemra, tani dini se ku ta gjeni.