menu

Marsela Çibukaj

#Bio

Marsela Çibukaj ka jetuar ne Itali, që në moshën 8-vjecare, ku edhe përfundoi studimet për Juridik. Pasioni i saj per muzikën ka lindur që në moshë të vogël, teksa performonte nëper evenimente të ndryshme familjare.

Në moshën 14-vjece nis të marrë leksionet e para në Kanto dhe Kitarë. Menjëherë mesuesit e cilësojne si Mezzo soprano me timbrik Blues/soul. Falë rrethit të miqësisë dhe koncerteve “live” që ajo kishte mundësi të ndiqte në Romë, i jepet mundësia të njohë një repertor të madh në muzikën blues/rock dhe jazz, rryma në të cilat ajo zhvillon aftësite vokale. Vazhdon perfeksionimi i saj në jazz, duke marrë pjesë gjatë “Perugia Blues Festival” në seminarin për “Be Pop Improvisation” me mësues të famshëm te Barklë College of Music te Amerikes dhe me tej ne Rome ne seminare me Maestron Beppe Vessicchio dhe Gabriella Scalise.

Në 2008-ën, ajo përballej vazhdimisht me skenën në koncerte “live” jo vetëm në Itali por edhe në Londër, Norvegji, Poloni, dhe Gjermani me grupet e saj THE AXIS dhe MARSEL – acousti trio, që e konsideron si shkolla më e mirë që ajo ka kryer. Në 2010-ën fiton cmimin si “Best Emergant Singer” në Rome.

Në vitin 2011, Marsela Çibukaj ishte finaliste në “The Voice of Albania 1”, ku merr vendin e dytë dhe që prej asaj kohë do të bëhej një ndër këngëtaret e preferuara dhe më të dashura të publikut shqiptar.