Këngëtari dhe kantautori i njohur Sardi Strugaj bëri të ditur se do të jetë pjesë e “DWTS”. Por lajmet e mira nga ai nuk kanë fund.

Përveç kësaj, ai ka publikuar dhe këngën e tij më të re që mban titullin “Deti” dhe që erdhi në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Artisti ka treguar në fakt se kjo këngë ka një histori shumë të veçantë që e ka lidhur akoma dhe më shumë me këtë projekt.

Për të shkruar vargun e parë të kësaj kënge, ai është frymëzuar pikërisht nga deti Adriatik. Vetëm pak javë më parë, Sardi zbuloi (aksidentalisht) se “Deti” do të vinte në bashkëpunim me Marsela Çibukaj, teksa publikoi një postim në Instagram.

Ky kombinim mes këtyre dy artistëve, ishte thjesht një dashuri me dëgjim të parë, ashtu si perlat e tyre të mëparshme. Kështu, edhe pse verën e lamë pas, ja që Sardi dhe Marsela na kthyen edhe njëherë tek “Deti”.

Pikërisht ky mall, na ka bërë të afeksionohemi më shumë pas këtij projekti, së bashku me zërat e mrekullueshëm të Sardit dhe Marselës. “Deti” i ka pozicionuar ata në vend të katërt të listës për këtë javë.