Lluni, emri i vërtetë i të cilit është Laert Zymeri, është një tjetër reper i talentuar shqiptar. Që në moshë të vogël, Lluni dëgjonte muzikë “hip Hop” dhe kryesisht artistët me famë botërore si Nas, 2Pac, Jay-Z, Biggie etj.
Lluni ka bërë debutimin e tij të parë muzikor në vitin 2017-të, një kënga e cila ishte pjesë e albumit të tij të parë, “BregMatic”.
Ndërkohë që ka ardhur me këngë “solo”, ai ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë, përmendim këtu Lyrical Son. Lluni momentalisht është pjesë e labelit “P.I.N.T”.