Lluni, emri i vërtetë i të cilit është Laert Zymeri, është një tjetër reper i talentuar shqiptar. Që në moshë të vogël, Lluni dëgjonte muzikë “Hip Hop” dhe kryesisht artistët me famë botërore si Nas, 2Pac, Jay-Z, Biggie etj.

Lluni ka bërë debutimin e tij të parë muzikor në vitin 2017-të, një kënga e cila ishte pjesë e albumit të tij të parë, “BregMatic”.

Pavarësisht se ka kohë që ka bërë debutimin e tij, për Llunin është hera e parë që futet në “The Top List” dhe kjo falë bashkëpunimit me artistin e njohur Lyrical Son.

“JBMTQR” titullohet prurja më e re e dy artistëve, e cila renditet në vendin 54-t, falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Lyrical Son dhe Mc Kresha, “United States of Albania”, i cili përbëhet nga 23 këngë në total.

Kujtojmë që Lluni momentalisht është pjesë e labelit “P.I.N.T”.