# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gent Fatali

Gent Fatali është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Genti kreu shkollën fillore në “Meto Bajraktar” në Prishtinë. Ka përfunduar shkollën e muzikës “Prenk Jakova” drejtimi Piano. Ka përfunduar kursin e aktrimit në teatrin Dodona dhe shkollën e mesme e ka përfunduar në shkollën “Sami Frashëri” po ashtu në Prishtinë. Tani vijon fakultetin në UP drejtimi Ekonomi. Genti si gjithë të tjerët, merret me muzikë prej moshës shumë të vogël. Në vitin 2003, Gent Fatali së bashku me ish-partnerin e tij në muzikë Cyclone apo Sajki krijuan grupin “SNF” (Sajk n’Fatal). Publikuan disa suksese por në vitin 2007 vendosën që t’i dedikohen karrierave të tyre si solistë. P

as shkëputjes nga grupi, Fatali kalon në labelin e njohur të suksesshëm “Authentic Enterainment”, në krye me 2po2, Capital T & Mixey, ku pastaj dhe ndryshoi emrin duke lënë mbrapa “Sajk Fatalin” dhe për të vazhduar me nofkën që tani e mban Gent Fatali. Këngët që i krijoi në këtë label janë dy bashkpunimet e suksesshme me Capital T: “Çka don Ajo” & “Don’t waste my time”, duke vazhduar pastaj me: “Master Control”, “Plisat in Pris”, “I ka krejt” dhe disa këngë të tjera. Por prapë jo gjithçka shkoi mirë, Genti në vitin 2015 largohet përfundimisht nga labeli duke lënë mbrapa hitet e krijuara nga ky label, arsyet e largimit ende nuk dihen. Nuk kalon shumë kohë dhe Genti nënshkruan kontratë me labelin e njohur “Max Production” nga Shqipëria por viti 2019-të e ka gjetur Gentin në vetëmenaxhim.

NEWS

Fifi lajmëron një tjetër sukses të "Pikturë"!

Vetëm pak javë më parë Fifi bashkoi forcat me Gent Fatalin për të sjellë një hit vere. “Pikturë” mban titullin projekti i tyre që ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Balada tregon historinë e një çifti që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin e që janë mirënjohës për dashurinë e tyre. Të...

Fifi dhe Gent Fatali gëzojnë suksesin e rradhës të këngës "Pikturë"!

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Ajo është mjaft aktive në muzikë duke sjellë herë pas here projekte të reja. Së fundmi ajo bashkoi forcat me Gent Fatalin...

Ja tre hyrjet e reja të Top 10 për këtë javë!

Disa projekte të reja mjaft të fuqishme këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Madje që kanë arritur dhe një pozicionim mjaft të mirë duke u renditur në Top 10. Ja për kë bëhet fjalë… “Për dashni” nga Capital T ka arritur të rrëmbejë menjëherë vendin e dytë dhe...

Fifi publikon një tjetër hit me Gent Fatalin!

Dyshja e njohur e artistëve, Fifi dhe Gent Fatali kanë bashkuar forcat për të sjellë hitin e rradhës. “Pikturë” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri i cili ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Balada tregon historinë e një çifti që janë mirënjohës për dashurinë e tyre....

Fifi po vjen në një bashkëpunim me Gent Fatalin?!

Këngëtarja e njohur Fifi, po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor. Ajo disa ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell. Në një postim të radhës të bërë në InstaStory, bukuroshja më në fund ka treguar...

Gent Fatali me videon më të lezetshme të verës

Genti Fatali ka zgjedhur të vijë tepër i vecantë këtë verë, duke tërhequr vëmendjen e publikut. “Pak me afer” mban titullin kjo prurje e re muzikore e Gentit, e cila vjen tre muaj nga projekti i tij i fundit “Ma jolie”. Përvec një teksti dhe muzike interesante, reperi i ka...

Gent Fatali rikthehet fuqishëm!

Edhe pse momentalisht ai është në vetëmenaxhim, Gent Fatali ka arritur të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. “Ma Jolie” (E bukura ime) titullohet prurja më e re e artistit, e cila është një histori e përjetuar nga vetë Genti. Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top...