Genti Fatali ka zgjedhur të vijë tepër i vecantë këtë verë, duke tërhequr vëmendjen e publikut. “Pak me afer” mban titullin kjo prurje e re muzikore e Gentit, e cila vjen tre muaj nga projekti i tij i fundit “Ma jolie”.

Përvec një teksti dhe muzike interesante, reperi i ka kushtuar një vëmendje të madhe videoklipit, duke ardhur me videon më të lezetshme të verës. Femra të bukura, bregdet dhe shalqi, është gjithcka që i duhet publikut në këto tempertaura të nxehta.

Publiku i ka qëndruar si gjithmonë besnikë këngëtarit të tyre të preferuar, duke e sugjeruar që kënga e tij të futet menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Publiku e ka renditur “Pak me afer” në vendin e 20-të për këtë javë, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re muzikore.

Në dy projektet e fundit, Genti ka ardhur paksa ndryshe sa i përket stilit muzikor, duke u rikthyer fuqishëm në muzikë edhe pse është në vetëmenaxhim