# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Evi Reçi

Evi ka lindur më 30 prill 1990 në Durrës, Shqipëri, dhe u rrit në Athinë, Greqi. Ajo zhvilloi një dashuri për muzikën në vitet e para të fëmijërisë, kur ajo u ekspozua nga nëna e saj, e cila është një interpretuese profesionale dhe instruktore e violonçelës.

Evi ka studiuar piano klasike dhe këndime lirike. Ndërsa në Greqi, ajo mori pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore, kryesisht si këngëtare soliste, pianiste dhe si pjesë e një kori. Ajo gjithashtu u diplomua për “Modeling” dhe ka bërë disa paraqitje si një modele profesioniste.

Më vonë Evi, u zhvendos në Firence, Itali, ku ka përfunduar studimet në Universitetin e Firences për Komunikim, Media dhe Gazetari.

Evi ka qënë pjesë e “Radio Fleur” si prezantuese me programin e saj “World and Retro Music.”

Pavarësisht se ka jetuar në Itali, Evi ka qënë mjaft aktive në tregun muzikor shqiptar, duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme, në të cilat është vlerësuar edhe me çmime.

NEWS

Nga industria muzikore në atë kinematografike, Evi Reçi vjen me personazhin e saj në filmin “Guxim”!

Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur VIP kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, por jo vetëm. Një ndër aktoret e filmit është dhe Evi Reçi, e cila debuton për herë...

Evi Reçi debuton si aktore, zbulon eksperiencën e saj në filmin “Guxim”!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi. Së fundmi ajo ka sfiduar veten e saj edhe në aktrim, pasi do ta shohim po ashtu pjesë të kastit edhe në filmin “Guxim”, i cili ka premierën e tij sot në orën 19:00 në Cineplexx...

Si e njohu publiku kur ishte vetëm 19 vjeç? Evi Reçi rikujton dy këngët që i sollën suksesin e padiskutueshëm!

E ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë këngëtarja e njohur Evi Reçi. Edhe pse ajo nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore, gjatë intervistës është hedhur një vështrim rreth karrierës së saj të suksesshme dhe sa i afërt do të jetë një rikthim i...

2023 merr me vete disa nga këngët më të bukura të tij! 

Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohen shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re. E në fakt...

Top 5 nuk ndryshon, por ja kush është ngjitur më shumë këtë javë!

Një javë e vakët me asnjë hyrje të re në klasifikimin e “The Top List”, kjo në të cilën jemi. Po ashtu një fakt i çuditshëm ka qenë dhe se renditja në Top 5 është e njëjtë me atë të javës së kaluar. Pavarësisht se në përgjithësi klasifikimi i kësaj...

Zaza dhe Evi Reçi bëhen bashkë për "Mdo", ja si është shprehur kjo e fundit në intervistë për këtë këngë!

Evi Reçi është rikthyer pas një periudhe me një këngë të re. Ajo ka bashkuar forcat me Zaza duke sjellë “Mdo”, një projekt pak më ndyshe nga sa e kemi parë shpesh Evin. Evi ka qenë më herët në një intervistë në emisionin “Live From Tirana” ku ka folur më shumë...

Dedikim për një dashuri që nuk ia doli dot, Evi Reçi flet mbi projektin e saj të ri!

Evi Reçi është rikthyer pas një periudhe me një këngë të re. Ajo ka bashkuar forcat me Zaza duke sjellë “Mdo”, një projekt pak më ndyshe nga sa e kemi parë shpesh Evin. Ajo ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” për të folur më shumë për këtë këngë të...

Evi Reçi i rikthehet muzikës në pushimet nga prezantimi!

Evi Reçi ka publikuar këngën e saj më të re me një titull shumë interesant, “Mangava Tut”, pas shumë kohësh pauze nga prezantimi. Por pse ajo ka zgjedhur këtë titull për projektin e saj dhe çfarë kuptimi ka në të vërtetë “Mangava Tut”? Sipas këngëtares, kjo fjalë vjen nga gjuha...

Evi Reçi mes televizionit dhe muzikës

Ajo është tepër e anagazhuar në moderimin e programit të saj “Vizioni i Pasdites” por pavarësist kësaj, Evi Reçi vazhdon të ejtë aktive në muzikë, duke mos e lënë aspak pas dore. “Kur një gjë e du” është prurja më e re muzikore e Evit, e cila është publikuar thuajse...

Evi Reçi romantike, tashmë vjen ritmike me "Si Margjelo"

Ajo konsidorehet si një nga vajzat më të ëmbla dhe romantike të muzikës shqiptare por Evi Reçi ka vendosur që në projektin e radhës të vijë ritmike por njëkohëshisht edhe romantike. “Si Margjelo” titullohet prurja më e re e artsistes, e cila është një “remake” i këngës së vjetër “Margjelo”....