Prej dhjetorit të 2015, mund të thuhet me bindje që nisi një epokë e re në muzikën moderne shqiptare, përmes së cilës do të vlerësohej muzika që vërtet na përfaqëson.

“The Top List” nisi fillimisht me 20 këngë, të cilat nga java në javë ato do të “luftonin” për kreun e listës.

Por në tregun muzikor shqiptar prodhimi i muzikës së mirë nisi të zgjerohej dhe si pasojë klasifikimi ndryshoi, ku ndryshe nga më parë, në “The Top List” u vendosën 50 këngë.

Për këto 100 javë, fansat nuk kanë ngurruar të votojnë cdo javë artistin/en i/e tyre të preferuar, ku falë votave të tyre disa artistë kanë bërë që të qëndrojnë për një kohë të gjatë në krye të klasifikimit të “The Top List”.

Këngëtarja që ka mbajtur kreun e listës më me shumë javë është Elvana Gjata. Projekti i saj më i fundit muzikor “Forever is over” ka qëndruar në krye për 4 javë. Një sukses të madh pati edhe bashkëpunimi i saj me Capital T dhe 2po2, “Lejla”, i cili për disa javë nuk është mposhtur nga konkurrenca, duke u kryesuar për disa javë në majën e klasifikimit. Ajo ka qëndruar në krye të klasifikimit 11 javë në total.

Ledri Vula është një tjetër këngëtar, projektet e të cilit kanë marrë vlerësime maksimale nga publiku shqiptar. Falë votave të publikut, Ledri ka mbajtur kreun e listës për 10 javë në total.

Alban Skënderaj, këngëtari i dashur i publikut shqiptar, u rikthye mjaft fuqishëm këtë vit në tregun muzikor, duke kryesuar listën për 9 javë me projektet e tij muzikore, qofshin ato këngë “solo” apo bashkëpunime.

Xhensila dhe projektet e saj gjithashtu janë pëlqyer dhe votuar pafund nga publiku shqiptar gjatë këtij viti. Këngëtarja ka qëndruar në krye të “The Top List për 8 javë .

Ardit Cuni dhe Vesa Smolica ka qënë një nga dyshet e para që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Projekti i tyre “Jena Na”, falë votave të publikut, ka mbajtur kreun e listës për 7 javë.

Gjithashtu për 7 javë, Capital T ka qëndruar në krye të listës. Ky vit mund të konsiderohet një ndër vitet më të suksesshme të artistit në karrierën muzikore, këngët e të cilit janë shndërruar menjëherë në hite.

Projektet e Era IStrefit, “Bonbon” dhe “Redrum” kanë rezultuar tepër të suksesshme për këngëtaren, duke bërë që ajo të qendrojë e para në listë për 5 javë.

Por një tjetër artiste duket se nuk po e lëshon kreun e lsitës. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, projekti i fundit i të cilës nuk po mposhtet nga konkurrenca. Prej 4 javësh, “Told Ya” qëndron në krye të “The Top List”.