Klasifikimi i “The Top List” për këtë javë vjen këtë herë me një bashkëpunim që tërheq vëmendjen që në dëgjimin e parë. DJ Iljano dhe Besa sjellin këngën e tyre më të re, “Ylli Polar”, një projekt që ndërthur me finesë ritmet elektronike bashkëkohore me vokalin karakteristik të Besës.
DJ Iljano dhe Besa sjellin këtë projekt të ri muzikor që premton të bëhet pjesë e playlist-ave të shumë dëgjuesve. “Ylli Polar” është një kombinim perfekt mes tingujve modernë dhe emocioneve të forta.
Që në fillim, kjo këngë krijon një atmosferë të ngrohtë. Me një produksion të pastër dhe bashkëkohor nga DJ Iljano, dhe me interpretimin e ndjerë të Besës, “Ylli Polar” është një këngë që të mbetet në mendje.
Kënga ka një ritëm mjaft të këndshëm, teksa zëri i Besës bie menjëherë në sy për ndjeshmërinë dhe qartësinë që sjell. Prodhimi muzikor nga DJ Iljano është modern, duke e bërë këngën të adhurueshme që në herën e parë që e dëgjon.
“Ylli Polar” flet për shpresën dhe daahurinë, për dikë që të udhëheq në momente të vështira, ashtu si ylli polar që tregon drejtimin. Një këngë që mund ta ndjeni afër, qoftë nga teksti, por qoftë dhe nga ritmi që do t’ju shoqërojë gjatë.