Yll Limani vazhdon të ketë kreun e klasifikimit në Top Awards edhe për këtë javë. Artisti jo vetëm ka zënë vendin e parë por ka rrëmbyer 2/3 e kreut pasi edhe vendi i dytë i përket pikërisht atij.
“Leje” dhe “Buzet e Kuqe” janë dy këngët që janë votuar më shumë nga ana e publikut, duke u shpallur si këngët më të dëgjuara shqiptare për këtë javë.
Kjo është java e dytë që “Leje” mban vendin e parë në “Top Awards” ndërsa “Buzet e kuqe” vazhdon të ketë vëmendjen e publikut edhe pse ka 12 javë që është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Yll Limani është një ndër artistët që nuk u ndal së prodhuari muzikë të bukur për publikun e tij, i cili ende vijon ta mbështesë artistin përmes votave.
Capital T është artisti që mban vendin e tretë në klasifikimin e kësaj jave me një ndër projektet më të dashura të artsitit, “Fjalt e nenes”, i cili ka 5 javë që gjendet në listë.
Gjatë kësaj jave nuk kanë munguar hyrjet e reja, disa prej të cilave janë renditur në “Top 10”.