Pas disa javësh në vend të parë, Luiz Ejlli është ‘rrëzuar’ nga froni. Vendi i parë i “The Top List” këtë javë ka shkuar për Yll Limanin me një nga këngët e albumit të tij, “Tjetër”.

Bëhet fjalë pikërisht për këngën “Injoro”. “Ninulla e vetmisë” e Luizit ishte prej dy javësh radhazi në vend të parë, e tashmë duket se votat më të shumta të publikut për këtë javë i ka rrëmbyer “Injoro”.

Megjithatë, edhe pse Ylli ka kryesuar në listën e Top 100, Luizi mban një tjetër rekord për javën. Aktualisht, ai është në Top 10 me plot 6 projekte.

Teksa “Ninulla e vetmisë” ka marrë vendin e dytë, Luizi është me 5 projekte të tjera rresht në këtë renditje. Përkatësisht me “Përjetësisht” në vend të gjashtë, “Frymë” në vend të shtatë, “Me ty” në vend të tetë, “Amanet” në vend të nëntë dhe “Dedikim” që mbyll Top 10.