“T’i fala” titullohet bashkëpunimi i dyshes Xhensila Myrtezaj dhe Majk që ka vetëm disa ditë që është publikuar dhe ka arritur në kaq pak kohë një super sukses. Kjo këngë ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” dhe votat e publikut e kanë renditur në vend të 100-të.

Xhensila ka sjellë kështu hitin e saj të parë për këtë verë duke hapur kështu sezonin. Padyshim që sezoni veror priret të sjellë bashkëpunime mes artistëve dhe Xhensila bëri zgjedhjen e duhur duke sjellë një projekt me Majk.

Artistja zgjedh shpesh që të bashkojë forcat me këngëtarë të tjerë dhe duhet thënë që rezultojnë mjaft të suksesshme. E deri më tani të paktën, ajo ka zgjedhur Majk për hitin e kësaj vere.

Por si qëndron ky hit në krahasim me verat e së kaluarës. Ne bëmë një sondazh në InstaStory ku pyetëm ndjekësit tani dhe duket se 16% kanë preferuar këngën e kësaj vere dhe 84% kanë zgjedhur hitet e verave të shkuara.