Projekti më i fundit muzikor i Janex sa vjen dhe pëlqehet më shumë nga publiku shqiptar dhe këtë gjë e tregojnë më së miri votat e publikut, të cilët e votojnë vazhdimisht  këngëtaren në “The Top List”.

“Wannabe” është kënga më e fundit e Janex e publikuar që prej fillimit të muaj nëntor në kanalin e “Youtube”  ndërkohë rreth  një muaj më parë ajo ishte publikuar në kanalet dixhitale si iTunes, Spotify, Deezer dhe Beatport.

Me kalimin e javëve vihet e re një ngjitje e madhe në klasifikimin e “The Top List”, ku për këtë javë ky projekt muzikor është ngjitur me 13 pozicione, duke u renditur në vendin 30-të.

Edhe pse kanë kaluar 7 javë që nga koha kur “Wannabe” është bërë pjesë e klasifikimit prej 50 këngësh, ajo ka mundur t’i rezistojë prurjeve të reja, duke u ngjitur më në krye të listës.