“Wannabe” risolli Janex përsëri në qendër të vëmendjes pas suksesit që korri me projektin muzikor “Memories”.

Edhe pse u publikua që prej muajit tetor në platformat dixhitale si iTunes, Spotify, Deezer dhe Beatport, “Wannabe” doli në kanalin e “Youtube” në fillim të muajit nëntor dhe duket se ky i fundit ka ndikuar akoma më shumë në suksesin e këngëtares.

Që prej 5 javësh kënga më e fundit e Janex është bërë pjesë e renditjes të “The Top List”, ku për këtë javë është ngjitur me 5 pozicione. Janex është gjithashtu në këtë kalsifikim me “Memories” për 10 javë rresht, ku këtë javë ndodhet dy pozicione më sipër.