Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë.

Finalja e “Big Brother Vip” rezervon gjithmonë surpriza për banorët që kanë mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi.

Ndërsa ata, yjet mbi yje që kanë arritur të prekin finalen, po presin me padurim momentin final, ku një prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh.

Si kurrë më parë, spektakli është ndarë në dy skena. Vserlo ka performuar live për herë të parë, dy projektet e tij të reja, “Faj” dhe “Posta”.