Vserlo i është prezantuar publikut të “Top Awards” rreth 4 javë më parë dhe duket se artisti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Ndërkohë që “Plagë” gjendet në klasifikim prej 4 javësh, një tjetër prurje e re i është shtuar listës nga artisti dhe është “Nothing but love”. E publikuar rreth një javë më parë, projekti më i ri i artistit është sugjeruar pafund nga publiku shqiptar, duke iu shtuar “Top 100”.

Në një intervistë të dhënë për “Top Albania Radio”, Vserlo është shprehur se në këngën “Nothing but love”, ai ka dashur të paraqisë një personazh që nuk ka asgjë tjetër për të ofruar veçse dashurisë, humanizmit dhe të bërit gjërat në mënyrën si i ndiejmë.