Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ishte mbrëmjen e së premtes e ftuar në emisionin “Live me Luizin” ku foli mbi karrierën e saj të gjatë muzikore duke zbuluar edhe disa detaje të pathëna…

E pyetur se cila është shuma më e madhe që ka marrë në një event, Ingrit u shpreh:

Unë këtë 10-vjeçarin e fundit, hitet që kam bërë me Gjeton më kanë ndihmuar shumë që të jem afër me publikun, ndryshe nga një këngëtare skene që isha 10-vjeçarin e parë. Për këtë jam mirënjohëse sepse kam mësuar pak dhe nga live-i. Dhe jam shumë, shumë e kënaqur që këtë 10-vjeçarin e fundit kemi shëtitur botën të dy bashkë. Kam marrë dashuri të madhe, kam bërë qejf me koncertet e mia. Mund të them që miku më i afërt i zemrës sime, me bindje, është publiku. Është publiku, sepse të betohem në momentin e 30 minutëshit që dal në skenë, unë harroj të gjithë hallet, të gjithë streset, të gjithë problemet. Dhe ai është vendi që unë qetësohem vërtet, harroj të gjitha hallet. Për të dalë tek pyetja… 72 mijë paund, por kemi qenë tre veta, kemi qenë në një qytet jashtë Londrës. Mua veriorët më duan shumë, por atë ditë ishin të gjithë vlonjatë dhe tiransa, nuk kishte fare veriorë. 72 mijë paund për dy orë, ishim tre veta. Unë i investoj në pasuri të paluajtshme.