Rreze sjell këngën e dytë këtë vit në “The Top List”. “Ice to Fire” vjen pas “Don’t Get It” dhe është po aq mbreslënëse.
Pas “Don’t Get It”, artistja rikthehet në klasifikim me projektin e saj më të ri, “Ice to Fire”, duke shënuar këngën e dytë për këtë vit në listën muzikore. Me një titull që premton kontraste, emocione dhe një energji krejt tjetër, “Ice to Fire” vjen si kapitulli i radhës në rrugëtimin muzikor të Rrezes.
Një rikthim që e mban emrin e saj në vëmendje dhe i shton një tjetër moment interesant diskografisë së saj këtë vit. Nga “Don’t Get It” te “Ice to Fire”, Rreze po vijon të ndërtojë prezencën e saj në “The Top List”, duke sjellë një tjetër arsye për ta ndjekur nga afër lëvizjen e saj në skenën muzikore.
Dy këngë, një vit dhe një emër që vazhdon të jetë pjesë e lojës! Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë pozicioni do të sigurojë “Ice to Fire” në listë dhe si do të pritet nga publiku.
A do të arrijë projekti i ri të lërë të njëjtën gjurmë si “Don’t Get It”? Apo mos ndoshta dhe do ta tejkalojë suksesin e paraardhësit?