Artisti i ri shqiptar Meriton Rama, i njohur prej kohësh me përmbajtjen kreative në rrjete sociale, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “Tokë”. “Tokë” sjell një kombinim të emocioneve, tingullit modern dhe një produksioni vizual të realizuar me kujdes, duke shënuar nisjen e rrugëtimit artistik të Meriton Ramës.
Muzika është prodhuar nga ARNON, ndërsa teksti është shkruar nga Meriton Rama. Me këtë projekt, Meriton Rama prezantohet për herë të parë para publikut, duke sjellë një identitet të veçantë artistik dhe një realizim profesional.
Meriton Rama është këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor nga Prishtina, i lindur më 23 korrik 2000. Fillimisht u bë i njohur për praninë e tij unike dhe kreative në rrjetet sociale, ku interpretonte me ukulele dhe piano.
Videot e tij arritën mbi 22 milionë shikime brenda pak muajsh, duke tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë. Vetëm pak ditë më parë ai shënoi debutimin e tij të shumëpritur artistik me këngën “TOKË”, duke hapur një kapitull të ri në rrugëtimin e tij muzikor.