Një tjetër bashkëpunim i është shtuar tregut muzikor shqiptar dhe bëhet fjalë për dyshen e njohur, Vig Poppa dhe Don Phenom, të cilët janë bërë bashkë për një këngë dedikuar dashurisë por asaj “Haram”.
Me tekst të dy reperave, kjo këngë ka arritur të rrëmbejë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili e ka sugjeruar që kjo këngë të futet që në javën e parë të publikimit në klasifkimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare
Komente mjaft pozitive ka marrë ky kombinim i goditur i dy reperave të suksesshëm, të cilët bashkë shkaktojnë një tërmet të vërtetë. Falë mbështetjes së madhe të fansave, “Haram” është pozicionuar në vendin e 20-të.
Edhe pse nuk është tepër aktiv në muzikë, Vig Poppa di të bëjë zgjedhjen e duhur për t’u rikthyer sa më fuqishëm ndërsa Don Phenom është shndërruar në repërin më të kërkuar të momentit brenda një periudhe tepër të shkurtër kohore.