Një këngë të cilën publiku po e priste me padurim, madje ajo arriti të qarkullonte në internet ende pa u publikuar. “Edhe Ti” ka vendosur Tayna dhe Mozzik ta titullojnë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, edhe pse shumica preferojnë ta quajnë me titullin “Lakmitare”.
Falë mbështetjes së fansave kjo këngë ka arritur menjëherë vendin e tretë edhe pse ka pak ditë që është bërë publike. Me një muzike ritmike dhe një tekst “thumbues”, fansat janë të bindur që kjo këngë është një dedikim i qartë për Loredanën.
Në një postim të bërë kohë më parë në rrjetet sociale, ku Mozzik iu kundërpërgjigje intervistës të Loredanës, ndër të tjera ai shkroi: “Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që tek ti njeh sepse je shumë e re në këtë lamijë”.
Ndërsa nëse do fokusohemi tek një pjesë e tekstit, Mozzik këndon:
“Ke menu qe dashnia o veq pare
Ke menu qe dashnia o hajgare
Ti e ki emrin lakmitare
Uh Lakmitare!
Ke menu qe dashnia o veq pare
Ke menu qe dashnia o hajgare
Ti e ki emrin lakmitare”
Nëse kanë lidhje me njëra-tjetrin, kjo mbetet të gjykohet nga publiku.
Një tjetër arsye pse fansat mendojnë se kjo këngë është një dedikim për Loredanën është edhe një pjesë e tekstit të Tayna-s, e cila në këtë nënkuptohet si Loredana:
“Punt i kom n’terezi
Po vet s’jom n’terezi
Kjo mani fantazi
Na ka met veq besnikëri”
Nisur nga ky tekst, Loredana momentalisht po shijon kulmin e suksesit muzikor duke rrëmbyer cmime mjaft të rëndësishme por gjendja e saj emocionale nuk shfaqet edhe aq e qetë.
Pavarësisht se mes Tayna dhe Loredanës ende ekziston një miqësi, të paktën në rrjetet sociale, duket se Tayna ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të përfaqësuar Loredanën.