Kjo javë ka rezultuar një sukses i vërtetë për dyshen Mozzik dhe Arta. Në fillim të muajit nëntor, dy artistët publikuan projektin muzikor të titulluar “Kom Dasht”. Prej 3 javësh, Mozzik dhe Arta, janë pjesë e “The Top List” ku nga java në javë kjo këngë po kap majën e klasifikimit.

Gjatë kësaj jave, fansat e dyshes kanë treguar një interes mjaft të madh për “Kom Dasht”, pasi përmes votave të tyre, ata e kanë ngjitur këtë këngë me 12 pozicione plus, duke e renditur në vendin e 6-të.

Ky është një sukses tepër i madh për “Kom Dasht” pasi vetëm në 3 javë publikim, ajo pozicionohet mjaft mirë në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Me tekst të Mozzik dhe nën kujdesin e Zzap and Chris, “Kom Dasht” po shndërrohet shumë shpejt në një hit muzikor. Ndërkohë që Mozzik ka bërë shumë bashkëpunime me këngëtarë dhe këngëtare të ndryshme, ky është i pari për Arta Memedin.