Vanesa Sono nuk ka të ndalur me projekte të reja muzikore. Dhe madje jo këngë dosido, por balada të mirëfillta.

Mund të themi se Vanesa tashmë është bërë një pionere e këtyre këngëve. Baladat janë pikërisht rryma ku artistja shkëlqen.

E në fakt këtë e themi me plot gojën. Këtë javë ajo na ka ‘qerasur’ me një tjetër baldë, nga ato që të prekin telat e zemrës.

“Mëshirë” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është një nga ato këngë dashuri me dëgjim të parë. Edhe nga videoklipi, artistja përçon emocionet që vetë stina e vjeshtës të përcjell, duke e xhiruar klipin e ulur në një stol teksa gjethet e arta e rrethojnë.

Pra për ju që ndiheni zemërthyer, kjo është kënga për ju! “Mëshirë” e rendit Vanesën në vend të 80-të të listës momentalisht.