Pavarësisht se kurrë nuk është bërë një analizë se kush prodhon muzikë më të bukur, meshkujt apo femrat, një gjë është e sigurt në tregun muzikor shqiptar ekzistojnë shumë artiste dhe artistë. Ndërkohë që ecin tepër suksesshëm në muzikë, shumica prej tyre kanë bashkuar forcat, duke sjellë bashkëpunime tepër të pëlqyera për publikun shqiptar.
Por në klasifikimin e “The Top List” gjenden më shumë artistë meshkuj apo femra? Nga një analizë e bërë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të muzikës moderne shqiptare në Top Awards, u arrit në përfundimin se një përqindje më e lartë i takon meshkujve.
Përkatësisht “The Top List” i kësaj jave ka 70 artistë meshkuj dhe 31 artiste femra. Ky është në fakt viti i katërt rresht që meshkujt janë më të shumtë në numër në krahasim me femrat për sa i përket listës së këngëve të “The Top List”.
Edhe pse ky klasifikim mbizotërohet nga artistët meshkuj, një gjë është e sigurt, mes të gjithë këtyre artistëve ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe të gjithë punojnë fort që të transmetojnë tek publiku shqiptar, më të mirën sa i përket muzikës.