Këtë sezon veror, artistët janë siguruar që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi një bashkëpunim surprizë ka ardhur për fansat nga këngëtarë shumë të dashur për publikun, të cilët janë Ledri Vula, Lumi B dhe NUK. “Uma Love” titullohet projekti i tyre i përbashkët që duhet thënë që u prit mjaft mirë nga publiku dhe për natyrën e tij mjaft komike dhe të veçantë. Le të ndalemi pak tek momentet më pikante të videoklipit.

Ledri duke xhiruar me kokëposhtë. Ne vetëm mund ta marrim me mend se sa të vështirë e ka pasur, por le të shpresojmë që nuk ka bërë shumë dubla.

Lumi B me kokën në frigorifer. Le ta pranojmë që ide më origjinale se kjo zor se mund të ketë.

Si ju duket look-u i çunave këtu? Si trenjakë me shumë stil, apo jo?

Çfarë na vjen në mendje për herë të parë kur dëgjojmë pastrim parash? Epo, Ledrin që fut paratë në lavatriçe për t’i ‘larë’…

Kush po e tërhiqte zvarrë NUK vallë?

OK, kjo skena këtu na kujtoi një të ngjashme në filmin “Get Him To The Greek” me Rusell Brand dhe Jonah Hill. Sa ‘dru’ mund të jesh që të fillosh të përkëdhelësh një mur me lesh?!

Le të mos flasim pastaj për tekstin. “Uma love” duket sikur është krijuar brenda ditës dhe për këtë të bën të fiksohesh dhe më shumë pas saj. Kaq komike dhe e thjeshtë dhe që theu menjëherë çdo parashikim. Deri më tani ne e konsiderojmë si videon më gazmore të këtij sezoni. Këtu mund të përfshijmë gjithashtu dhe “Hajde me Shuplakë” të La Fazani.