“Uma Love” nga Ledri Vula, Lumi B dhe Nuk, është padyshim videoja më komike e sezonit të verës. E publikuar vetëm disa javë më parë, kjo këngë është bërë tashmë virale.

“Uma Love” është pëlqyer menjëherë nga fansat, jo vetëm sepse janë bërë bashkë këta tre artistë mjaft të dashur dhe karizmatikë, por edhe për natyrën e vetë këngës. Kaq komike dhe e thjeshtë dhe që theu menjëherë çdo parashikim. 

Në klipin e këtij projekti nuk ke se si të humbasësh një sërë momentesh komike që duhet thënë se janë mjaft origjinale. Duke nisur nga teksti e deri te stili i artistëve, “Uma Love” nuk mund të mos kthehej në një hit sa hap e mbyll sytë.

Ishte vetëm çështje kohe që Ledri, Lumi B dhe Nuk të arrinin të pozicionoheshin në vend të parë të “The Top List”. Por le të shohim se sa do të jenë në gjendje që ta mbajnë fronin.