“Hip Hop ” ishte projekti muzikor, i cili bashkoi fillimisht treshen e njohur, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula. Artistët e dashur të publikut shqiptar, të njohur ndryshe si treshja magjike, shkëlqyen me performancën e tyre në “Top Music Awards 2016”, duke ngritur publikun në këmbë me interpretimin e tyre “live”. Nëse dëshironi të përjetoni edhe njëherë emocionet e asaj mbrëmjeje, videon do e gjeni bashkangjitur këtij shkrimi.

Pas këtij super suksesi, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula kanë bashkuar sërish fuqitë dhe këtë radhë për projektin e titulluar “Menemadhe”, i cili gjithashtu ka rezultuar tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Të cilësuar si tre prej reperave më të talentuar në vend, fansat kanë bërë të pamundurën ta fusin projektin e tyre në zonën e nxehtë të klasifikimit. Ndërkohë që javën e parë që “Menemadhe” hyri në listë, ajo renditej në vendin e 43-të por për dy javët në vazhdim ajo ka korrur tepër sukses, duke marrë pafund vota dhe duke u renditur në vendin e 5-të.

Me tekstin e kësaj kënge, i cili është një sulm ndaj femrave mendjemadhe, janë kujdesur vetë artistët ndërsa muzika është kompozuar nga Dukagjin Muhaxheri dhe Erno.

Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Lyrical Son dhe Mc Kresha, “United States of Albania”, i cili përbëhet nga 23 këngë në total.