Para pak ditësh Romeo, Elgiti dhe Donaldi publikuan këngën që prej ditësh e kishin paralajmëruar në rrjete sociale. Aq shumë e komentuar se kujt i dedikohet “Picasso” që duket se aktori dhe në këtë projekt nuk ka lënë pa vendosur disa detaje nga historia e tij e shumëpërfolur me Borën.

Në pjesën e tij, fjalët e tekstit tregojnë në mënyrë kronologjike historinë mes tyre që prej fillimit të takimit të famshëm mes tij dhe prezantueses.

Ma tha truri për me t’puth, ma tha truri për me t’humb, ma tha truri për me t’lut, ma tha truri për me vujt.

Bashkimi i tre emrave kaq të përfolur, historia që qëndron pas “Piccaso-s” duket se e ka bërë këngën që të ketë shumë sukses. Treshja kanë bërë dhe një zgjedhje shumë të veçantë për videoklipin e tyre.

Gjatë skenave të xhiruara, mund të shohim disa nga vendet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, i njohur ndryshe si muzeu i ikonave. Duket se të filmosh videoklipin në muze arti është një promovim i mirë jo vetëm për këngën, por edhe për vendin. Këtë gjë kanë bërë dhe tre djemtë tanë në projektin e tyre më të ri “Picasso”.

Padyshim që “Picasso” është momentalisht kënga më e dëgjuar dhe e komentuar në rrjet. Fansat e kanë bërë që me votat e tyre ta pozicionojnë treshen në vend të katërt në “The Top List” për këtë javë.