Gushti gjithmonë sjell diell, plazh dhe… hite të padiskutueshme që bëhen kolona zanore e çdo momenti veror. Këtë herë, tre këngë tre këngë të reja të javës, i përshtaten më së miri këtij përshkrimi.
Po flasim për “Ego” nga Elvana Gjata, “A m’don ti” nga NRG Band dhe “Për Ty” nga Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi. Jo më kot këto tre projekte pozicionohen në Top 5 këtë javë.
Me “Ego”, Elvana vazhdon të tregojë pse mbetet një nga emrat më të fuqishëm në muzikën moderne shqiptare. Kënga është një kombinim i stilit R&B me elementë elektronikë, duke sjellë një atmosferë misterioze dhe sensuale.
NRG Band rikthehet fuqishëm këtë verë me një këngë plot ritëm por që prek zemrat. “A M’don Ti” është një këngë që flet për dashurinë e pastër, por edhe për dyshimin që shpesh shoqëron ndjenjat e forta. Me vokalin karakteristik të Besnik Qakës dhe tingujt kaq të bukur, kjo këngë është bërë një himn i ndjenjave të sinqerta.
“Për ty”, ky duet mes Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupit, ka kapur menjëherë vëmendjen e publikut. “Për Ty” është një këngë verore me ritme pop dhe orientale. Dy artistët kanë krijuar një kimi të dukshme, si në këngë ashtu edhe në videoklip.