Klasifikimi i kësaj jave ka sjellë tre hyrje të reja, të cilat kanë arritur të marrin menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u pozicionuar në “Top 20”. Ajo cfarë është e interesante për këtë javë është fakti që hyrjet e reja janë të gjitha femrat, si një shenjë kjo për muajin e femrave.
Klodiana Vata është rikthyer në klasifikimin e “Top Aëards” pas tre vitesh mungesë por e bindur që të sjellë një projekt mjaft të vecantë. “Bosh” titullohet publikimi më i ri i artistes, i cili është pozicionuar menjëherë në vendin e 11-të.
Kleoniki, e njohur për stilin e saj të vecantë, ka publikuar projektin e saj më të ri, i cili i dedikohet femrave, me një mesazh shumë të rëndësishëm: “Në vend që të krahasohemi me njera-tjetrën, le të vlerësojmë më shumë njëra-tjetrën.”
Koka është një tjetër artistë që i është shtuar klasifikimit për herë të parë dhe falë sugjerimeve nga ana e publikut, artistja, emri i vërtetë i së cilës është Dora, është pozicionuar në vendin e 20-të.