Si edhe javën e kaluar, tre këngët më të nxehta të klasifikimit të “The Top List” e kanë ruajtur edhe këtë javë pozicionimin e tyre.
“Forever Is Over”, prej dy javësh vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit të “The Top List”, duke lënë të nënkuptohet se publiku e ka mirëpritur debutimin e Elvana Gjatës në tregun ndërkombëtar.
Nga ana tjetër “Mos mle me ra”, e cila ka 5 javë që ndodhet në listën zyrtare të “Top Awards”, ashtu si edhe javën e parë poziconohet në vendin e dytë, duke u pasuar nga suksesi i Lind Islamit “Blla Blla”, i cili duket se me këtë projekt muzikor ka goditur vërtet në shenjë.
Një sukses të madh këtë javë ka korrur një prej hyrjeve më të reja të listës, bashkëpunimi i Hcue me Kidën, “Don’t say no more”, i cili që në javën e parë të futjes në listë, është renditur në vendin e 4-t të të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ndërkohë që kjo javë nuk ka sjellë shumë ndryshime sa i përket renditjes, shumë projekte të reja i janë shtuar “The Top List”, saktësisht 8 këngë, të cilat janë renditur mjaft mirë.
Futja e këtyre projekteve të reja në listë, ka bërë që të mbeten jashtë listës disa prej këngëve që për shumë kohë kanë qëndruar në listë.
Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.
Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 80:
- Elvana Gjata – Forever is Over
- Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
- Lind Islami – Blla Blla
- Hcue ft. Kida – Don’t say no more
- Blunt & Real – Suzi
- Ledri Vula – U harrum
- Andrra – Paline
- ButrintImeri – Vec per mu
- Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
- Butrint Imeri – Mona Lisa
- Kida – Anderr
- Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
- Diona Fona – Havera
- Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
- Samanta ft. 2Ton – Bashk’
- Shpat Deda–Ninulle
- Kachinari – Sweet Cruelty
- Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
- Alban Skenderaj – Dikur
- Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
- Gjiko – Yjet Nalt
- Majk – Kcen
- ESTTO – Per cdo natë
- Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
- Besa – Kokeforte
- Elgit Doda – Asaj
- LedruVula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
- Baby G – Enough
- Ronela Hajati – Mos ik
- Argjentina Ramosaj – Pse
- Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
- Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
- Capital T – Uno
- Ylli Limani – Ke pi sonte shume
- Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
- Skivi – Llafi
- Vitmar Basha – E imja dhe e jotja
- Dafina – Four Season
- Kanita – Don’t let me go (GonHaziri RMX)
- Aldo Simoni – Qeshu Lule
- LorencHasrama – Skam vend per ty
- DOBS ft. Armenda – Puzzle
- NRG Band – Balkan Booty
- Art aft. MC Kresha – Asaj
- Fifi ft. Eri Dee – Dope
- Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
- Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
- Renis Gjoka – Sot
- Endri – Si dje
- Butrint Imeri – Bella