Vetëm pak ditë më parë Alban Skënderaj publikoi këngën e tij më të re të titulluar ”Dalëngadalë”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.

“Dalëngadalë” ka fituar menjëherë zemrat e publikut duke qenë dhe një këngë romantike mjaft e ndjerë. Votat e publikut e kanë pozicionuar këtë projekt menjëherë në vend të 8-të të klasifikimit të “The Top List”. E duket se Albani sapo ka filluar, pasi projekte të tjera na presin nga ai.