Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli ka spikatur disa herë dhe ka arritur të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e publikut. E duket se çdo gjë që bën ai do të marrë një rëndësi të veçantë tek fansat e tij.

Luizi i ka befasuar të gjithë që në fillimin e spektaklit të sotëm të ”Big Brother VIP”, pasi ka ndryshuar përsëri ‘look-un’ e tij. Tanimë nuk është më as bjond, por me flokë blu dhe ka tërhequr vëmendjen menjëherë. Nuk e dimë nëse ka vendosur të ketë këtë ‘look’ për disa kohë apo vetëm për këtë spektakël, por që nuk mund ta mohojmë se duket shumë ’cool’.