Kënga ikonike “Të dua” e reperit G-Bani dhe Crazy Girl korri një sukses të jashtëzakonshëm, duke i rezistuar edhe viteve. Së fundmi, ky hit ka ardhur në një version të ri në një remake.

Pak ditë më parë Anxhela Peristeri dhe reperi G-Bani vendosën të surprizonin publikun shqiptar duke risjellë këngën ikonike të viteve 2000, “Të dua”, në një remake ku sigurisht këngëtarja ka lënë shenjën e saj dhe që mesa duket është pëlqyer shumë nga fansat. Këtë e dëshmon edhe fakti që në pak ditë kënga ka marrë më shumë se 1 milionë klikime në YouTube.

Publiku e ka përqafuar menjëherë këtë remake, duke e kthyer shumë shpejt në virale. Prekja e Anxhelës dhe vokali unik, i shtoi ngjyra akoma më të bukura këngës ikonike të viteve 2000.

Por cilin pëlqen publiku më shumë, versionin origjinale apo atë remake? Ne bëmë një sondazh në Instagram dhe përgjigjet ishin këto; me një diferencë shumë të vogël, versioni origjinal ka triumfuar me 59% të votave, ndërsa remake ka marrë 41% të tyre.