Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Sytë ishin pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Por ja ku jemi këtë javë me projektin e tyre më të ri.
“Bungee Jumping” mban titullin kënga e tyre e re, e cila me votat e publikut ka arritur të hyjë në klasifikimin e kësaj jave. Edhe në këtë këngë, Sytë kanë arritur të përçojnë stilin e tyre unik që dallon nga shumë të tjerë.
Ashtu si dhe në projektet e tjera, grupi kanë sjellë ”Bungee Jumping” sërish në gjuhën angleze. Edhe pse tani që po e mendojmë, do të ishte interesante që të dëgjonim dhe një këngë në shqip prej tyre.
“Bungee Jumping” vjen disa muaj pas projektit ”Sirena”. Me ndryshimin e vetëm që kjo këngë e re vjen me nota më romantike dhe të ndjera.