Me grupin Sytë jemi njohur falë projektit “The End”, i cili i është shtuar kalsifikimit të “Top Awards” në Janarin e këtij viti.

Sytë nuk është ndalur por ka vijuar prodhimin e muzikës së bukur dhe më i fundit është “Up In The Air”. Në këtë prurje të re muzikore, katër anëtarët e grupit kanë bashkuar fuqitë për herë të parë me një tjetër artiste dhe bëhet fjalë për Qëndresa.

Mbështetja nga ana e publikut e kanë pozicionaur “Up In The Air” menjëherë në vendin e 17-të, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.

Me një stil indie të lehtë, SYTË ka ardhur si një aperitiv vere, që mund ta shijosh kudo që të jesh. Përpos muzikës që të bën të kërcesh me volumin në maksimum, ajo që duhet dëgjuar më vëmendje është gjithashtu teksti i këngës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vokalistja e grupit, Nita Kaja, ka shpjeguar se kjo këngë flet për të gjithë shqiptarët të cilëve ju është dashur të largohen nga vendlindja e tyre dhe që në të vërtetë nuk dinë se cilit vend i përkasin pra me pak fjalë janë në ajër.

Nita është nisur pikërisht nga historia e saj personale, ku si një fëmijë i rritur larg Kosovës, i është dashur të përballet me vështirësitë e të thënit mirupafshim njërëzve që ajo i do.