Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Sytë ishin pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe duhet thënë se na kishin munguar. E, pritjes i erdhi fundi këtë javë.

Sytë kanë publikuar projektin e tyre më të fundit që mban titullin “Sirena” dhe që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. “Sirena” është një këngë tipike nga sa jemi mësuar të dëgjojmë nga ky grup.

Me një stil mjaft të veçantë që i karakterizon, edhe kënga e tyre e re nuk zhgënjeu aspak. “Sirena”, përveç se një vijë melodike mjaft të qetë, tekst të thjeshtë, ka dhe një videoklip ‘pak e saktë’.

Fundja, sa na kanë munguar këto projekte të tilla. Sytë e kanë vënë theksin fiks tek ajo që duhet, kënga në vetvete. Thënë kjo, “Sirena” ka marrë goxha dhe pëlqimin e publikut që e kanë renditur atë në vend të 41-të për javën.