Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”. Lajmi i bukur është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të BBVA në Instagram. “Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në Big Brother Vip”, shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes.
Ndërkohë kujtojmë se Besa do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2024”. Vendi ynë ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën që do konkurrojë në këtë kompeticion.
“Zemrën n’Dorë” është kënga që Besa prezantoi në Festivalin e 62 të Këngës dhe që mori votat e publikut. Që kur artistja mori biletën e “Eurovision”, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë. Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale. Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj.