Ibro Deli është padyshim një nga artistët më unikë dhe plot stil që e dallon nga gjithë të tjerët. Madje disa vite më parë Ibro është zgjedhur nga revista italiane “Style Leaked” për stilin unik të tij, saktësisht si një nga pesë meshkujt e Evropës që ka stilin më interesant të syzeve.
Ndërsa, nga revista amerikane “The Via Magazine” ai u komentua për fotot artistike duke e veçuar nga artistët tjerë shqiptarë. Ibro sigurohet që në çdo projekt të tijin të jetë vetëvetja, me stilin që e karakterizon.
Dhe këtë gjë e ka treguar edhe njëherë tek “Toxic”. Ky është projekti më i ri i artistit që ka hyrë këtë javë në “The Top List”.
Kjo këngë u xhirua në një frymë komplet ndryshe se sa jemi mësuar të shohim. “Toxic” është pozicionuar në vend të 20-të dhe është e sigurtë që do t’ju bëjë të kërceni me ‘vibe’-in e tij.